Parashikimi i fundit i Komisionit Evropian për rritjen e ekonomisë në Maqedoni për këtë vit është projektuar në 2.1%. Sa i përket projeksionit nga maji i këtij viti ka rënie prej 1%, kur Brukseli parashikonte rritje prej 3.1%.
Në raportin e vjeshtës mbi ekonomitë e shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate, thuhet se vitin e ardhshëm ekonomia e vendit do të rritet për 2.8% dhe në vitin 2020 rritja do të jetë 3.1%. Rreziqet kryesore vazhdojnë të jenë situata politike, por edhe niveli i investimeve vendase dhe të huaja, por edhe investimet kapitale të shtetit.