Zaev: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare e dëmtojnë ekonominë - Bota Sot
Zaev: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare e dëmtojnë ekonominë

Maqedonia

Zaev: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare e dëmtojnë ekonominë

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 13:15
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, sot në konferencën e dytë për buxhetin e shtetit të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, tha se viti i ardhshëm duhet të shpallet si viti i ekonomisë.

Zaevi tha se zgjedhjet parlamentare duhet të jenë të rregullta dhe nuk duhet të mbahen para kohe, pasi sipas tij, shkaktojnë dëme në ekonomi, e rëndojnë punën e bizneseve dhe realizimin e planit të tyre.

“Mos të shkojmë në zgjedhje, t’i japim një mundësi ekonomisë. Ne e dimë se si zgjedhjet e parakohshme parlamentare ndikojnë në biznes, veçanërisht nëse ato zhvillohen paralelisht me zgjedhjet e tjera si zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare vrasin ekonominë për katër deri në gjashtë muaj. Zgjedhjet parlamentare duhet të jenë të rregullta në mënyrë që të mundësojnë që biznesi të bëjë plane dhe hapa të parashikuar” theksoi Zaev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera