OBRM-PDUKM kërkon përgjegjësi nga institucionet për arratisjen e Gruevskit

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon përgjegjësi nga institucionet për arratisjen e Gruevskit

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 12:45
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thekson se edhe pas dy javëve nga arratisja e Nikolla Gruevskit, pushteti akoma nuk ka përgjigje dhe nuk mban përgjegjësi.

Ata shtojnë se opinioni ka marrë informacione nga shtetet tjera, ndërsa Qeveria e Maqedonisë akoma po bën analiza.

“LSDM në vend që të hedh topin tek OBRM-PDUKM, duhet t’i përvesh krahët, ta zbardh rastin dhe të mbajë përgjegjësi. Maqedonia është vendi i vetëm evropian, ku pushteti përdor gjyqësorin si armë kundër atyre që mendojnë ndryshe”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ndërsa lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, mbrëmë në një intervistë për “1TV” e ka quajtur skandaloze arratisjen e ish-kryeministrit dhe kryetarit të nderit të partisë, Nikolla Gruevskit. Ai kategorikisht hodhi poshtë spekulimet se ai njihte planin e Gruevskit dhe se ai ishte informuar për takimin e tyre të fundit të fshehtë.

“Pyetja e vërtetë është se si ndodhi kjo. Pse institucionet kompetente e lejuan arratisjen. Ata e dinë shumë mirë se ku lëviz unë, pse ata nuk do ta dinë për Gruevskin, i cili u dënua me dy vjet burg. Nëse ata vërtetë nuk e dinë atëherë bëhet fjalë për lëshim të madh. Është koha për të ndaluar shfaqja e organizuar nga qeveria jonë. Unë inkurajoj hetimet për të gjetur fajtorët dhe ndihmësit”, tha Mickoski.

Mickoski gjithashtu tha se në takimin e fundit me Gruevskin përpara arratisjes së tij, kanë diskutuar disa tema. Ai gjithashtu mohoi se vizitat e tij në Serbi dhe Hungari kishin të bënin me ikjen e Nikolla Gruevskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat