Dimitrov në takimin e ministrave në Selanik: Krijuam kushte politike për marrëdhënie të afërta dhe miqësi

Maqedonia

Dimitrov në takimin e ministrave në Selanik: Krijuam kushte politike për marrëdhënie të afërta dhe miqësi

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 00:14
Nikolla Dimitrov

Krijuam kushte politike për marrëdhënie të afërta dhe miqësi. Dëshirojmë që këtë ta shohin ekonomia dhe biznesi, për të pasur interes konkret për qytetarët tanë, tha ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov gjatë kohës së mbledhjes së ministrave në Selanik.

“Ne jemi në fazën ku përpiqemi të bëjmë një rreth falënderues. Krijuam kushte politike për marrëdhënie të afërta dhe miqësi. Dëshirojmë që këtë ta shohin ekonomia dhe biznes, për të pasur interes konkret për qytetarët tonë, dhe kjo përsëri t’na ndihmojë të kemi marrëdhënie politike më të afërta. Një rreth i tillë pozitiv, në kohën kur në BE ka shumë probleme”, deklaroi Dimitrov.

Ende nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me BREXIT dhe nuk kemi shumë kohë, shumë kohë humbëm, thotë ministri duke shtuar se është koha që t’i kapim punën në duart tona dhe të nisim përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat