Berisha i përvishet Sorosit, gazetari e ndërpret, i thotë; mbaroi koha televizive

Shqipëria

Berisha i përvishet Sorosit, gazetari e ndërpret, i thotë; mbaroi koha televizive

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 06:05

“Kërkon çimentim të së majtës dhe shkatërrim të së qendrës së Djathtë kudo”. Ish-Kryeministri Berisha deklaroi në emisonin “Përballë” se Shqipëria është i vetmi vend në Europë pa sistem drejtësie dhe kjo për shkak të qëllimeve politike të Sorosit dhe dy ambasadorëve. “E kanë kthyer drejtësinë në degë të ekzekutivit” tha Berisha.
“Ne donim një drejtësi në favor të qytetarëve, ndërsa Soros donte një drejtësi në duart e Ramës”, tha Berisha. Ish-Kryeministri u shpreh se ajo që ka ndodhur me reformën në drejtësi është dëmi më i madh që i është bërë drejtësisë duke e zhdukur atë dhe duke e kthyer në pjesë të qeverisë. “E gjitha kjo ishte vepër e Sorosit dhe e dy ambasadorëve”, tha Berisha.
Pyetjes së gazetarit Dervishi se cili ishte interesi i Sorosit me këtë ndërhyrje në reformën në drejtësi, Berisha ju përgjigj qartë; “Kërkon çimentimin e pushtetit të së majtës dhe është kundër çdo force të qendrës së djathtë”, tha Berisha.
Gazetari i ka kujtuar një takim dhe një fjalim të mbajtur të Berishës në Dallas ku e ka vlerësuar Sorosin, ndërsa Berisha e ka ndërprerë duke i kujtuar se ka qenë mjaft i ashpër me të duke e shpallur deri në person të padëshëruar duke kujtuar edhe me emra disa nga njerëzit e tij në Fondacionin Soros që janë përzënë nga Shqipëria si rasti i gazetarit Fred Abrahams.
“Kjo reformë ka dështuar, drejtësia ka pasur nevojë për reformën më të madhe, por dhënia e drejtësisë Edi Ramës është projekt i Xhorxh Soros. Nuk ndodh kurrë që fondacioni Soros të përpunojë platformën për reformën në drejtësi, kjo ka ndodhur në formën më monstruoze”, tha Berisha.
Ndërsa Berisha po shpjegonte me fakte dëmin e jashtëzakonshëm që i kanë shkaktuar vendit Soros dhe dy ambasadorët Lu e Vlahutin ka ndërhyrë gazetari Dervishi, i cili e ka ndërprerë fjalën e ish-Kryeministrit duke thënë se kishte mbaruar koha televizive: “Madje e kemi tejkaluar” tha gazetari Dervishi në rast të veçantë duke i ndërprerë fjalinë ish-Kryeministrit Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat