LSDM: Për çdo ditë po merren masa për ndotjen e ajrit

Maqedonia

LSDM: Për çdo ditë po merren masa për ndotjen e ajrit

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 10:09
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se për çdo ditë merren masa për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit, që sipas tyre, për 11 vite është injoruar nga OBRM-PDUKM-ja.

“Problemi shumëvjeçar me ndotjen e ajrit po zgjidhet në mënyrë sistemike me angazhim të plotë të qeverisë së LSDM-së, Ministrisë së Ambientit Jetësor, komunave, Bashkisë së Shkupit dhe institucioneve tjera kompetente”, thonë nga LSDM.

Ata thonë se 800 familjeve në Shkup, 150 në Manastir dhe 150 në Tetovë do t’ju jepen inventar ekologjik për t’i zëvendësuar me ata joekologjik.

“Ky plan do të përfshijë 10 mijë qytetarë të rrjetit për ngrohje qendrore, si dhe 3 mijë objekte shtesë të cilat do të jenë pjesë e infrastrukturës së gazifikimit”, thonë nga LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat