Mehazi: Dëshmitë korruptive në adresë të BDI-së vijnë nga Berlini i Gjermanisë

Maqedonia

Mehazi: Dëshmitë korruptive në adresë të BDI-së vijnë nga Berlini i Gjermanisë

Nga: D. B. Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 17:24
Sulejman Mehazi

Ish ambasadorja gjermane në Maqedoni, Gudrun Shtajnaker me deklaratën e saj mbajtur nga funksionarë e ish-funksionarë evropiane, në një tubim politikë në Berlin hapur e qartë tha se pa sundimin e drejtësisë pa reformat kryekëput gjyqësore nuk ka Evropë për Maqedoninë dhe se fajtor kryesor për gjithë të këqijat e kësaj situate të pandryshuar është kush tjetër përveç BDI-ja.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se thëniet e ish-ambasadores gjermane Gudrun Shtajnaker janë vërejtje më shumë ndaj Zaevit, sesa ndaj BDI-së Ali Ahmetit.

Sipas tij, për interesat partiake të LSDM-së, Zaevi deri tani ka toleruar funksionarët e korruptuar të BDI-së, duke ndjekur vetëm ata të VMRO-së, e asnjë të partisë së Ali Ahmetiti.

“Pa dyshim se ky zë kritikues vjen nga qendra më e fuqishme evropiane si është Berlini, ndoshta për t’ia bërë me dije Zaevit se duhet bërë diçka ndaj koalicionit qeveritar BDI-së: ose duhet burgosur të gjithë të korruptuarit e BDI-së; -ose duhet përzënë BDI-në nga qeveria dhe duke marrë e zëvendësuar me tetë deputetët, e shkëputur nga VMRO-ja që votuan pro marrëveshjes me Greqinë. Mendoj se ose duhet mbajtur BDI-në deri sa të votohen amendamentet e kushtetutës se re, të zgjidhet presidenti i ri, më pas Zaevi ose ta përzë BDI-në, ose zgjedhje të reja parlamentare për të shpëtuar vet Zaevi nga kjo parti e korruptuar”, është shprehur njohësi i çështjeve politike Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat