LSDM: Përgjimi dhe ndjekja ilegale ishte tipar i regjimit të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

LSDM: Përgjimi dhe ndjekja ilegale ishte tipar i regjimit të OBRM-PDUKM-së

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski duke thënë se “OBRM-PDUKM-ja anti-popullore është simbol i shkeljes sistematike të lirive dhe të drejtave të njeriut”.

“Qytetarët, i gjithë opinioni vendor dhe ndërkombëtar shumë mirë e din se kush me vite ka përgjuar ilegalisht dhjetëra mijëra qytetarë: regjimi i OBRM-PDUKM-së dhe Nikolla Gruevski”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se bisedat telefonike të përgjuara në Prokurorinë Publike janë mbetje e strukturave jodemokratike të OBRM-PDUKM-së.

“Nga politika të tilla kriminale dhe anti-popullore, Hristijan Mickoski asnjëherë nuk u distancua, të kërkojë falje, ose ta dënojë. Përkundrazi, ai bën gjithçka për ta mbrojtur Nikolla Gruevski dhe krimin e tij”, thonë nga LSDM.

Në fund të kumtesës thuhet se LSDM-ja pret nga institucionet kompetente që ta zbardhin këtë rast dhe se LSDM-ja është e bindur se do të gjenden fajtorët për përgjimin ilegal dhe do të sanksionohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat