Seanca e radhës për “Titanik 2” do të mbahet më 18 dhjetor, pritet të dëshmojnë të akuzuarit

Maqedonia

Seanca e radhës për “Titanik 2” do të mbahet më 18 dhjetor, pritet të dëshmojnë të akuzuarit

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 16:15
Titanik 2

Me prezantimin e dëshmive materiale të mbrojtjes, ka përfunduar seanca e sotme për rastin “Titanik 2” të PSP-së, e cila ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Seanca e radhës është caktuar për më 18 dhjetor në orën 10:00, ku duhet të dëshmojnë dëshmitarët Ljupka Guguçeska dhe eksperti Ljubomir Atanasovski.

Ndërsa kanë paralajmëruar se dëshmi do të japin edhe të akuzuarit Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska.

Në seancën e sotme ka dëshmuar Admir Shabani, i cili është udhëheqës i Departamentit për edukim në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Ndryshe, të akuzuar në rastin “Titanik 2” janë Menduh Thaçi, Sasho Mijallkov, si dhe Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat