Nënshkruhet memorandum bashkëpunim për promovimin e arsimit profesional në Maqedoni

Maqedonia

Nënshkruhet memorandum bashkëpunim për promovimin e arsimit profesional në Maqedoni

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 20:35
Qeveria e Republikës së Maqedonisë

Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim për fushatë të përbashkët mediatike për promovimin e profileve profesionale dhe arsimit profesional, qëllimi kryesor i të cilit është ngritja e ndërgjegjes, për rëndësinë e këtij lloji të arsimimit dhe profesioneve, si dhe promovimin e tyre në mesin e të rinjve dhe prindërve të tyre. Memorandumin në emër të Qeverisë e nënshkroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska, ministri i arsimit dhe shkencës dr. Arbër Ademi dhe drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski, si dhe përfaqësues të projekteve të cilat zbatohen me mbështetjen e UNDP-së, USAID-it dhe Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim.

Zv. kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, nënvizoi se Qeveria në mënyrë aktive punon në të gjitha segmentet për mbështetjen e ekonomisë, së pari duke siguruar klimë të qëndrueshme biznesi dhe duke siguruar shkallë më të lartë të sundimit të së drejtës, si dhe mbështetje financiare për kompanitë.

“Element shumë i rëndësishëm për kompanitë është sigurimi i kuadrit të duhur profesional dhe ekspert. Këtu përballemi me dy probleme. Problemi i parë është sistemi arsimor, i cili nuk korrespondon me nevojat reale dhe shumë vite prapa kemi stimuluar sistem arsimor, i cili krijon kuadër që nuk mund ta realizojë zbatimin e tij praktik në ekonominë reale. Kemi shumë universitete, kryesisht sistem të shkollave të mesme të gjimnazeve që promovon njohuri universale që është kryesisht i pazbatueshëm pas përfundimit të arsimit, kurse nga këtu kemi shumë universitete që krijojnë kuadro të cilat nuk mund ta gjejnë të ardhmen e tyre.

Punojmë ta tejkalojmë këtë situatë në dy mënyra, përmes masave urgjente, siç është rikualifikimi, ritrajnimi, trajnimi plotësues i kuadrove për nevojat e sektorit real, por edhe me masa sistemore të cilat nënkuptojnë krijimin e shkollave të mesme profesionale dhe reformë në sistemin e arsimit të lartë. Do të punojmë në ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe prindërve, se me arsimin cilësor profesional do të kenë punësim të qëndrueshëm profesional”, theksoi Angjushev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat