Fërçkovski: MO-ja të ndahet nga dokumentet e para

Maqedonia

Fërçkovski: MO-ja të ndahet nga dokumentet e para

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 23:36
Ljubomir Fërçkovski

Profesori Ljubomir Fërçkovski i cili është edhe njëri ndër autorët e Kushtetutës aktuale të Maqedonisë nga debati publik në Qeveria ku po diskutohej për ndryshimet Kushtetuese theksoi se Marrëveshja e Ohrit duhet të veçohet nga rreshti apo të ndahet nga grupi i dokumenteve mbi të cilat thirret formimi i kushtetutës. Fërçkovski vlerëson se distanca kohore mes kushtetutës parë dhe MO-së të nënshkruaka në vitin 2001 nuk jep bazë logjike për bashkimin e saj me dokumentet e KAÇKM-së, Republikës së Krushevës dhe referendumit për pavarësi.

Pra Manifesti i Krushevës, KAÇKM-ja, referendumi dhe Marrëveshja e Ohrit që është nënshkruan në vitin 2001 janë bazë për sjelljen e Kushtetutës së vitin 1991. Nuk mund këtë ta vendosini në të njëjtën fjali. Këtu duhet një fjali tjetër si për shembull “e plotësuar me Marrëveshjen e Ohrit”- pohoi Ljubomir Fërçkovski, profesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat