Të akuzuarit në rastin “Talir” dorëzojnë ankesa për aktakuzat e PSP-së

Maqedonia

Të akuzuarit në rastin “Talir” dorëzojnë ankesa për aktakuzat e PSP-së

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 09:30
PSP

Në Gjykatën Penale dje janë dorëzuar pesë ankesa nga avokatët e të akuzuarve në rastin “Talir” të Prokurorisë Speciale.

Nga Gjykata Penale thonë se afati për dorëzimin e ankesave për aktakuzës, është në rrjedhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

PSP ka ngritur dy aktakuza për rastin “Talir” për financimin jologjor të OBRM-PDUKM-së. Një nga aktakuzat ka të bëjë me financimin joligjor të partisë, kurse tjetra për ndërtimin joligjor të selisë qendrore të partisë në Shkup.

Në aktakuzën e dytë janë përfshirë edhe Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska. Ata dyshohen se kanë dhënë së paku 4.6 milionë euro kesh për partinë.

Ndërsa për ndërtimin e selisë së partisë nuk është kursyer sërish Nikolla Gruevski dhe Kirill Bozhinovski nga PSP. Sipas aktakuzës, ata kanë nënshkruar marrëveshje me një kompani nga Shtipi, edhe pse ka qenë e ndaluar ta bëjnë këtë pasi ajo kompani ka pasur marrëveshje me institucione tjera shtetërore./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat