Qeveria do të kërkojë 80 deputetë për vazhdimin e PSP-së

Maqedonia

Qeveria do të kërkojë 80 deputetë për vazhdimin e PSP-së

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 12:30
Qeveria e Maqedonisë

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska deklaroi se në dy propozim-ligjet për Prokurorinë Speciale Publike dhe për Prokurorinë Publike janë në dispozicion për komentimin e ENER, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetare nëse Qeveria mund të sigurojë 80 deputetë për të vazhduar mandati i PSP-së.

“Do të ketë konsultime intensive me deputetët për të parë se a mund të sigurojmë 80 deputetë”, tha Deskoska.

Ministrja tha se janë paraparë debate të ekspertëve për këto çështje, por se varet nga vullneti i deputetëve.

Sipas propozim-ligjit për PSP dhe Prokuroria, i publikuar në ENER, Prokurori Special Publik mund t’i hetojë kryetarin e shtetit, ambasadorët dhe përfaqësues tjerë të shtetit jashtë Maqedonisë dhe se Prokuroria Publike për hetimim e veprave penale që dalin nga përmbajtja e komunikimeve ilegale do të transferohen në Prokurorinë Speciale Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat