Ramçilloviq: Gjetëm formulim juridik dhe dallim të qartë mes dhunuesve dhe organizatorëve në propozimin për amnisti

Maqedonia

Ramçilloviq: Gjetëm formulim juridik dhe dallim të qartë mes dhunuesve dhe organizatorëve në propozimin për amnisti

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 13:23
Ramçilloviq

Grupi i Punës për Pajtim e përgatiti propozimin për amnistinë për 27 prillit. Të akuzuarit do të nënshkruajnë deklaratë se e pranojnë amnistinë. Me ligjin nuk do të përfshihen organizatorët dhe ata që kanë kryer dhunë.

“E shqyrtuam dhe erdhëm deri te propozim-teksti për amnisti, në mënyrë koncensuale i pranuar në Grupin Punues që sot do ta dorëzojmë deri te bashkëkryesuesit e Trupit koordinues. Pres që në afat sa më të shkurtër të thirret seancë dhe të shqyrtohet teksti, të marr formë ligjore dhe të hyjë në procedurë kuvendare”, tha deputeti Zeqir Ramçilloviq.

Ai shtoi se kanë arritur të gjejnë formulim juridike dhe dallim të qartë mes organizatorëve dhe dhunuesve të 27 prillit.

“Lamë mundësi për të gjithë që duan ta vazhdojë procesin. Secili person të dorëzojë kërkesë për amnisti për procedurë të mëtutjeshme. Në këtë mënyrë mund procesi të vazhdojë, të ketë përfundim juridik, por një pjesë e këtyre personave mund të marrin amnisti. Ky është hap ui parë drejt marrëdhënieve të relaksuara”, tha Ramçilloviq.

Ligji për amnisti ishte kusht nga tetë deputetët që votuan ndryshimet kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat