Gruevski shihet në një restorant të shtrenjtë, refuzon t’i përgjigjet gazetarit

Maqedonia

Gruevski shihet në një restorant të shtrenjtë, refuzon t’i përgjigjet gazetarit

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 16:03
Pamje nga video

Para disa javëve, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski iku nga Maqedoni duke mos dashur të përgjigjet për veprat kriminale për të cilat akuzohet për qeverisjen e tij.

Ai këto ditë është parë nëpër Budapestë të Hungarisë, duke u shoqëruar nga persona të panjohur për opinionin në Maqedoni.

Ai është parë në një restorant të shtrenjtë duke ngrënë drekë ndërsa gjatë daljes ai është parë me truproje dhe me shofer personal.

 

Ish-kryetari i OBRM-PDUKM-së gjithashtu i ka ikur pa përgjigje gazetarit të portalit 24.hu.

Gjatë ditëve të kaluara ai është fotografuar edhe nëpër kryeqytetin e Hungarisë, nga gazetari i “The Guardian”, Daniel Nolan.

Gruevski u arratis nga Maqedonia më 12 nëntor. Me ndihmën e diplomatëve hungarez, përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë u arratis në Hungari ku kërkoi dhe fitoi azilin politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat