OEMVP promovon 100 kompanitë më të suksesshme

Maqedonia

OEMVP promovon 100 kompanitë më të suksesshme

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 22:36
OEMVP

Sot u promovuan Top 100 kompanitë më të suksesshme të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Në këtë eveniment, u ndanë çmime për TOP 5 kompanitë më të suksesshme të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, ndër të cilat tre nga kompanitë prodhuese më të suksesshme, të cilat marrin pjesë në rritjen e përgjithshme të prodhimit industrial. Zgjedhja e kompanive prodhuese në 5 më të suksesshme duhet të jetë motiv edhe për kompanitë e tjera prodhuese për realizimin e qëllimeve të tyre të zhvillimit dhe është konfirmim për klimë të mirë biznesi.

Në këtë eveniment mori pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev i cili tha se OEMVP që 13 vjet ka rol të rëndësishëm në shoqëri.

“Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore 13 vjet realizon rol të rëndësishëm shoqëror, si pjesë e rëndësishme e pandashme e indit të biznesit të Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësues legjitim i interesave të komunitetit të biznesit i cili në mënyrë aktive merr pjesë në krijimin e klimës së biznesit dhe në politikat ekonomike të shtetit”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat