Mësohen më shumë detaje për viktimat nga Maqedonia në aksidentin në Leskovik

Maqedonia

Mësohen më shumë detaje për viktimat nga Maqedonia në aksidentin në Leskovik

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 12:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot rreth orës 1:45 ndodhi një aksident në komunikacion, ku një autobus me targa të Maqedonisë ishte rrotulluar afër qytetit të Leskovikut në Serbi.

Sipas informacioneve të para nga ky aksident kanë vdekur një burrë dhe dy gra, ndërsa katër pasagjerë kanë marrë lëndime të rënda dhe janë në gjendje rreziku për jetë, ndërsa të njëjtit janë dërguar për mjekim në klinikën e qytetit të Nishit.

Shoferi dhe ndihmësi i tij nuk janë lënduar, por nuk mund të japin deklarata në media. Tre nga pasagjerët me lëndime të rënda janë në kujdesin intensiv në spitalin e kirurgjisë në spitalin e Leskovacit ndërsa një pasagjerë është në Ortopedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat