MPJ konfirmon vdekjen e tre personave nga rrokullisja e autobusit në Leskovac

Maqedonia

MPJ konfirmon vdekjen e tre personave nga rrokullisja e autobusit në Leskovac

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 15:20
Pamje nga aksidenti

Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se një burrë i moshës 68-vjeçarë është viktima e parë e identifikuar nga rrokullisja e autobusit në Leskovac të Serbisë.

“Është konfirmuar se kanë humbur jetën edhe dy gra, por ato ende nuk janë identifikuar”, thonë nga MPJ.

Ata shtojnë se katër pasagjerët me lëndime të rënda trupore janë në gjendje të rrezikut për jetë dhe se janë transferuar në qendrën klinike në Nish.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se autobusi i përmbysur në Leskovac është i një kompanie transportuese nga Struga, me targa regjistrimi “Euroturs SU 3325 AC”.

Pasagjerët të lënduarit nga autobusi, të cilët do të kenë nevojë për një vend për të kaluar natën, autoritetet e serbe do tu sigurojnë një vend.

Sipas informacioneve, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe përfaqësuesit e ambasadës së Maqedonisë në Beograd po shkojnë drejtë vendit të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat