Zëvendës Sekretari Shtetëror i ShBA-ve John Sullivan nesër në Maqedoni

Maqedonia

Zëvendës Sekretari Shtetëror i ShBA-ve John Sullivan nesër në Maqedoni

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 12:35
Zëvendës Sekretari Shtetëror i ShBA-ve John Sullivan

Zëvendës Sekretari Shtetëror i ShBA-ve John Sullivan nesër do të jetë për vizitë zyrtare në Sghkup.

Sullivan do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, ku do të mbajnë konferencë për shtyp në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Vizita e tij është në kuadër të turit në më shumë metropole evropiane, ku përveç Shkupit janë edhe Bratisllava, Vjena, Sarajeva dhe Varshava.

Sullivan është funksionari më i lartë i Departamentit Shtetëror që nga viti 2001 vjen për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Nesër, është planifikuar që Sullivan të bisedojë për çështjet rajonale, por sipas njoftimit të Departamentit Shtetëror, edhe të inkurajojë autoritetet e Maqedonisë të vazhdojnë me reformat e vendit dhe zbatimin e marrëveshjes së Prespës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat