Tevdovski: Ulja e deficitit buxhetor është dëshmi se punohet me përgjegjësi

Maqedonia

Tevdovski: Ulja e deficitit buxhetor është dëshmi se punohet me përgjegjësi

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 13:04
Dragan Tevdovski

“Shkallë më të lartë të rritjes ekonomike, standard më të mirë jetësor për popullatën, sundimi i së drejtës, nivel më të lartë të drejtësisë sociale dhe anëtarësimi në BE dhe NATO janë qëllim kryesore të Propozim-buxhetit për vitin 2019”.

Këtë e deklaroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski duke sqaruar propozimin shtesë të buxhetit para deputetëve në Kuvend, ku tha se Propozim-buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2019 është konfirmim më i mirë se Qeveria vazhdon në mënyrë të përkushtuar të punojë në arritjen e qëllimeve kryesore dhe prioriteteve të shoqërisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të ardhurat totale janë planifikuar të jenë 210.8 miliard denarë ndërsa deficit buxhetor do të arrijë në 17.7 miliard denarë ose 2.5% nga BPV-ja.

Ministri Tevdovski theksoi se kjo paraqet ulje të deficitit për gjysmë miliard denarë, përkatësisht nga 2.7% të BVP-së në vitin 2018, dhe kjo, sipas tij, më së miri pasqyron përcaktimin e Qeverisë për konsolidim gradual fiskal, që do të arrihet përmes kontrollit të rreptë dhe disiplinë të fuqishme buxhetore.

“Ne jemi të bindur se kjo qasje do të sigurojë përmirësim në performancat ekonomike dhe standardin jetësor. Në të njëjtën kohë, ulja e deficitit buxhetor paraqet vërtetim më të mirë për punë të mirë me përgjegjësi, dhe jo harxhim të parave siç ishte praktikë në të kaluarën”, tha Tevdovski./Telgerafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat