Tuna duket tërheqëse në setin e fundit fotografik

Mediale Vip

Tuna duket tërheqëse në setin e fundit fotografik

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 11:13
Tuna

Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, këtë vit shënoi rikthimin e saj në muzikë me dy projekte muzikore.

Ajo vazhdon të jetë shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, dhe shpesh ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja ka sjell për fansat disa imazhe të reja, në të cilat shfaqet mjaft atraktive në një kostum të hirtë.

Flokët e dredhura dhe të kapura pak lartë, i dhanë asaj një pamje edhe më tërheqëse.

Ndërkohë që pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për dukjen e saj.

Tuna tash e gati dy vite është nënë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Tian.

Ajo së bashku me bashkëshortin e saj, Patrisin, jetojnë në Prishtinë, dhe është mjaft e përkushtuar në familjen e saj. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat