Trina Braxton konfirmon vdekjen e ish-burrit

Mediale Vip

Trina Braxton konfirmon vdekjen e ish-burrit

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 21:06
Trina Braxton

Trina Braxton zbuloi të shtunën se ish-bashkëshorti i saj Gabe Solis ka vdekur në moshën 43-vjeçare,

Këngëtarja postoi një foto të saj bashkë me ish-burrin dhe dy djemtë e tyre. Ajo konfirmoi vdekjen e tij me një status të gjatë rreth tij.

“Më 20 dhjetor 2018, një kapitull u mbyll përgjithmonë për mua dhe djemtë e mi”, filloi ajo.

“Për më shumë se 16 vjet, Gabe Solis ishte pjesë thelbësore e jetës sonë. Si të gjitha familjet, ka pasur momente të mira dhe të këqija, por ato momente, na kanë bërë që të jemi në të tashmen”.

“Faleminderit për lutjet tuaja por kërkesa ime e madhe është që kur të shkruani komente, të mos harroni se vdekja e Gabe është një humbje e madhe për familjen tonë. Ai ishte një baba për djemtë e mi, një djalë, vëlla dhe mik për shumë njerëz dhe unë do të vlerësoja privatësinë dhe respektin gjatë kësaj kohe. Më mungon, miku im i dashur”.

Këngëtarja nuk e zbuloi  shkakun e vdekjes, por TMZ raportoi të premten se Solis vdiq pas një beteje me kancerin.

Braxton dhe Solis u martuan në vitin 2013, por më pas u divorcuan në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat