Një ditë e veçantë për bashkëshorten e Ardit Gjebreas, ja festa speciale e organizuar për të

Mediale Vip

Një ditë e veçantë për bashkëshorten e Ardit Gjebreas, ja festa speciale e organizuar për të

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 18:48
Ardit Gjebrea dhe Anila Beko

Disa ditë më parë, bashkëshortja e Ardit Gjebreas, Anila Beko, ka festuar ditëlindjen. Urimet nga familjarët dhe miqtë kanë tërhequr shumë vëmendje, por festa madhështore e organizuar ditën e djeshme ishte ajo që na la të gjithëve me gojë hapur. Bëhet fjalë për një festë private, me njerëzit më të afërt të çiftit dhe disa të ftuar specialë. Venera Lumani, Lindi Islami, Juliana Pasho dhe Pirro Çako kanë qenë këngëtarët që kanë performuar gjatë mbrëmjes. Megjithatë, këto nuk kanë qenë performuesit e vetëm, pasi edhe vetë Arditi i ka dedikuar asaj një këngë. Moderatori ka kënduar një nga këngët e tij më të bukura, “Këtu s’do jem”. Nën dekorimin e veçantë të ‘Geraldina Sposa’, darka ka marrë ngjyra të tjera. Tavolinat e mbushura me lule dhe me zbukurime në ngjyrë gold, i jepnin një pamje të veçantë mbrëmjes.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat