Era Istrefi ka publikuar këngën e saj të re “Selfish” në bashkëpunim me dimitri Vegas dhe Like Mike.
“Selfish”është punuar nga producentë të huaj dhe xhirimet e klipit janë kryer në qytetin e Los Angeles.
Këtë bashkëpunim, Era e kishte zbuluar për publikun në muajin dhjetor të vitit 2018, kur kishte performuar në “Tomorrowland” në Belgjikë.
Një nga veshjet, e cila ka marrë vëmendje, me të cilën Era shfaqet në videoklip është xhaketa e markës së njohur “Versace”.
Faqja e njohur në Instagram, “What They Wearin”, ka zbuluar se xhaketa që Era ka veshur ka kushtuar 2100 Euro.