Befason aktori i “Portokalli”: Jam ende i vogli i mamit

Mediale Vip

Befason aktori i “Portokalli”: Jam ende i vogli i mamit

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 00:10
Aleksandër Grami

Aleksandër Grami ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të treguar më shumë rreth projektit “Me Sandrin”, në bashkëpunim me regjisorin iranian Omid Karim.

Aktori i “Portokalli” tregoi më tepër rreth këtij projekti humoristik, i cili përcjell mesazhe senisibilizuese përmes çdo tematike që trajton.

Gjatë bisedës në studio u transmetua ekskluzivisht një fragment i shkurtër nga episodi i tretë, pasqyrim i një situate familjare, ku vihej në dukje marrëdhënia e nënave me fëmijët.

Ashtu sikurse në rolin në video, Sandri pranoi që edhe në këtë moshë e ëma shqetësohet për të dhe do të kujdeset për gjithçka.

I pyetur nga Bieta nëse është ende i vogli i mamit, përgjigjia e tij ishte: “Ndonjëherë po, jam i vogli i mamit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat