Blero përfundon tash shkollën e mesme?

Mediale Vip

Blero përfundon tash shkollën e mesme?

Më: 10 mars 2019 Në ora: 10:00
Blero

Blero tregon nëse janë të vërteta thashethemet se ai po mbaron tani klasën e dymbëdhjetë të shkollës së mesme.

Blero Muharremi ka mohuar thashethemet se tani po përfundon klasën e dymbëdhjetë në shkollën ekonomike.

Këngëtari ishte i ftuar së fundi në një intervistë për “Prive”, ku i pyetur rreth këtyre thashethemeve, tha se shkollimin e ka mbaruar në Suedi.

“Klasën e dymbëdhjetë e kam mbaruar në Suedi me sa e di unë. Nëse regjistrohem në ndonjë universitet ju kallzoj”, tha Blero.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Blero Muharremi është “S’ke jetë”, në duet me Teuta Selimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat