Vrasja e Jurgen Kurtit, këngëtarja e pikëlluar bën dedikimin prekës

Mediale Vip

Vrasja e Jurgen Kurtit, këngëtarja e pikëlluar bën dedikimin prekës

Më: 19 mars 2019 Në ora: 10:51
Foto

Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua në hyrjen e pallatit ku babnonte i njohuri si menaxheri i Vipa-ve, Jurgen Kurti. Vrasja e 26 vjeçarit ndohi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:05. Kjo ngjarje tronditi të afërm dhe miqtë e të riut.

Ka qenë këngëtarja Fjolla Morina ajo që ka reaguar e para në Instagram ku shpreh keqardhjen për humbjen e mikut të saj.  “U prehsh në paqe shoku im” , duke e shoqëruar postimin me një emoji zemre dhe një tjetër duke qarë.

Kurti ka qenë dhe më herët precedent për policinë, pasi ishte i dyshuar për vrasjen e të atit dhe një vit më vonë u akuzua për vrasjen e një biznesmeni në Durrës, Agim Arapi. Në rastin e parë autorësinë e vrasjes së babait të tij, Artur Kurti e mori daja Leonard Ristani, ndërsa në rastin e dytë në vrasjen e Agim Arapit në Durrës u dënua vëllai i vjehrrit, pavarësisht se u arrestuan të tre.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat