Era Istrefi në një lidhje me këngëtarin e njohur britanik, konfirmojnë romancën me këtë veprim - Bota Sot
Era Istrefi në një lidhje me këngëtarin e njohur britanik, konfirmojnë romancën me këtë veprim

Mediale Vip

Era Istrefi në një lidhje me këngëtarin e njohur britanik, konfirmojnë romancën me këtë veprim

Më: 21 prill 2019 Në ora: 17:04
Era Istrefi

Që pas suksesit në skenat ndërkombëtare, Era Istrefi ka vjedhur vëmendjen e shumë këngëtarëve të njohur.

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku nuk mungojnë fotot provokuese, si dhe komentet e ndryshme nga fansat apo miqtë e saj. Ajo çfarë ka rënë më shumë në sy, ka qenë afrimiteti i Erës me DJ e njohur, Diplo.

Duke qenë se ky i fundit i komentonte gjatë gjithë kohës në ‘Instagram’, u përfol nga mediat se dyshja mund të ishte në një lidhje.

Kjo gjë u hodh poshtë në një farë mënyre, pasi u tha se këngëtarja në fakt, po përjetonte një romancë me këngëtarin e njohur britanik, Julian Perretta.

Së fundmi, Era ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku duket me flokë të verdha të gjata dhe me poza provokuese, ndërsa Julian i ka lënë asaj një koment ‘romantik’.

Image

“Forever” (përgjithmonë) ka shkruar ai, duke e shoqëruar me një zemër, ndërsa Era i ka shkruar: “and ever” (dhe përgjithmonë), duke konfirmuar thashethemet për lidhjen e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...