Pse artistet shqiptare u bënë emrat kryesorë të muzikës botërore?

Mediale Vip

Pse artistet shqiptare u bënë emrat kryesorë të muzikës botërore?

Më: 23 prill 2019 Në ora: 22:59
Ava Max, Dua Lipa, Bebe Rexha, Njomza

Revista “Billboard” iu ka dedikuar një artikull të veçantë, artistëve shqiptarë të cilët po arrijnë majat e klasifikime.

Shkrimi nis kështu: “Më 8 dhjetor 2018, Bebe Rexha publikoi një foto të sajën dhe Dua Lipas ku shkroi: “Dy vajza shqiptare të nominuara për 2 Grammys. Për të gjithë vajzat shqiptare dhe vajzat kudo në botë, çdo gjë është e mundur kështu që vazhdoni të ndiqni ëndrrat dhe “të thyeni mykun” (të sfidoni stereotipet dhe kufizimet që ju vendosen) Ndërsa në 28 Janar, ajo i bëri një thirrje dhe 2 talenteve të tjera shqiptare: “Dua një bashkëpunim me Dua Lipan, Rita Oran dhe Ava Max”.

Postimet e Rexhës treguan një arritje të artistëve shqiptarë në Billboard Hot 100, vitin që kaloi.

Ajo theu rekordin për shumicën e javëve në vendin e parë të “Hot Country Songs” me “Meant to be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line.
Dua Lipa ishte në krye të “Mainstream Top 40” për katër javë me “New Rules”, Rita Ora kishte dy këngë në “Top 10 Dance Club Songs” dhe Ava Max u bë pjesë e 20 më të mirëve të “Hot 100” me hitin e saj “Sweet but Psycho”.

Të gjitha këto kanë prindër shqiptarë edhe pse kanë lindur në shtete të tjera. (Rita Ora në Kosovë, Bebe Rexha në Brooklyn, Dua Lipa në Londër dhe Ava Max në Milwaukee).

Këngëtarja dhe tekst-shkruesja Njomza, bashkëpunëtore me Ariana Grande për “Thank U, Next” dhe “7 Rings” është një tjetër artiste me origjinë shqiptare që po arrin sukses në klasifikime.

E lindur në Gjermani dhe rritur në Chicago, ajo është shprehur se tranzicioni i Shqipërisë nga regjimi komunist në demokraci, në fillim të viteve 1990 ushqeu përparimin krijues të brezit të saj.

“Nëse ka diçka që fshihet pas kësaj, është ambicia që ne kemi si vend. Dëshira për të krijuar një jetë më të mirë. Mamaja ime gjithnjë më thoshte që ne jemi kështu siç jemi sepse jemi shqiptarë. Jemi pak të çmendur dhe kurrë nuk heqim dorë. E kemi në gjak”.

Image

Njomza gjithashtu tregon se rrymat më të njohura të vendit të saj janë EDM (electronic dance music), muzika pop dhe rock.

“Jo vetëm që artistët shqiptarët po ja dalin mirë jashtë kufijve, por ka dhe një komunitet artistësh të mrekullueshëm aty si reperët Lyrical Son dhe Capital T, dhe këngëtarja Dafina Zeqiri, ku të gjithë japin koncerte në të gjithë Europën. Është një vend që po zhvillohet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat