Modelja dhe aktorja kanadeze, Stefanie Sherk, ka vdekur në moshën 37-vjeçare.
Modelja dhe aktorja kanadeze, Stefanie Sherk ka ndërruar jetën, këtë e ka konfirmuar bashkëshorti i aj, Demian Bichir, shkruan CNN.
Sherk, e cila ishte shfaqur në filmin “CSI: Cyber” dhe “Valentine’s Day”, vdiq të shtunën, tha Bichir në Instagram.
Bashkëshorti i saj ishte nominuar për aktorin më të mirë në filmin “A better life” dhe “The Hateful Eight.”
Ai kishte luajtur bashkë me tashmë aktoren e ndjerë Stefanie në serinë “The Bridge”.