Ronela Hajati zbulon historinë me shoqet që pëlqenin të njëjtin person

Mediale Vip

Ronela Hajati zbulon historinë me shoqet që pëlqenin të njëjtin person

Më: 28 prill 2019 Në ora: 07:19
Ronela Hajat

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati ishte e ftuara e rubrikës "Dance with Graciano"  ku zbuloi një situatë të pazakontë që i ka ndodhur me shoqet që pëlqenin të njëjtin person.

"Ka qenë një histori, ka goxha vjet dhe kanë qenë dy vajza që i njihja dhe griceshin me të njëjtin person. Unë me njërën isha më e afruar dhe rastisëm që ishim të treja në të njëjtin vend. Muhabet normal, iku njëra nga këto dhe i thashë kësaj tjetrës, po ju ngelët duke u gric me njërin. Jo tha, s'ka shance.

"Po rri, i thashë, se duket kjo se keni cik si tension. Jo shpirt nuk është se ka ndonjë gjë. Dhe pastaj po bërtiste, atë e ka pasur, mua nuk më ka pasur akoma, ndërkohë që pamë makinën mbrapa dhe ajo tjetra ishte pas, i kishte dëgjuar të gjitha. Nuk kishte lidhje me mua por u ndjeva shumë e fëlliqur", u shpreh Ronela.

Ndër të tjera, shtoi se ka përgatitur katër projekte të reja për publikun, të cilat do ti publikojë deri në muajin maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat