Ditën e sotme moderatorja e njohur Marina Vjollca feston ditëlindjen, dhe qysh në minutat e para pas mesnate kanë nisur urimet për të.
I pari që e uroi ishte bashkëshorti Getoar Selimi, i cili i bëri një dedikim publik në rrjetet sociale.
Ai publikoi një fotografi të saj, bashkë me dedikimin për të shtrenjtën e tij.
“Ditëlindja jote është rilindje për mua. Gëzuar e shtrenjta ime!”, shkruan Geti.
Çifti kanë afro dy vite që janë martuar dhe nuk i kursejnë herë pas here deklaratat publike për njeri tjetrin.