Halsey thyen gishtin në përpjekje për t’i shpëtuar një insekti

Mediale Vip

Halsey thyen gishtin në përpjekje për t’i shpëtuar një insekti

Më: 30 maj 2019 Në ora: 13:33
Halsey

Pavarësisht që ka thyer gishtin, Halsey ka planifikuar t’i kryejë disa shfaqje në ditët në vijim. Përpjekja e këngëtares amerikane për një shpëtim të guximshëm të një insekti ka shkuar shumë keq.

Të mërkurën, këngëtarja 24 vjeçe, ndau një foto të saj të përgjakur, me gishtin e thyer dhe arsyeja për lëndimin nuk kishte të bënte me performancën.

Artistja e lindur në New Jersey tha se në një përpjekje për të shpëtuar një flutur, ajo përfundoi duke thyer gishtin e saj. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, doli që flutura tashmë kishte vdekur.

Këngëtarja duket se ka një afinitet për fluturat, pasi edhe në këngën e saj “Without me” shfaq insektet fluturuese.

Gjatë turneut botëror për albumin e saj të dytë Hopeless Fountain Kingdom, grumbulli i fluturave u lirua nga lart, në momentin kur Halsey performoi “Alone” në skenë.

Këngëtarja aktualisht po shijon suksesin e këngës “Boys With Luv”, bashkëpunimin e saj me BTS të K-pop dhe ‘single-in’ e saj “Nightmare”, ku deri më tani ka fituar 25 milionë klikime në Spotify që kur u publikua më 17 maj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat