Amine dhe Ozil duke e shikuar njëri-tjetrin me shumë dashuri

Mediale Vip

Amine dhe Ozil duke e shikuar njëri-tjetrin me shumë dashuri

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 13:37
Amine dhe Ozil

Amine Gulse është ndër aktoret dhe modelet më të bukura turke, e cila kohëve të fundit ishte pjesë e pandashme mediave rozë. Bukuroshja turke dashurinë e ka kurorëzuar me martesë javën e kaluar.

Ajo ka publikuar imazhe të bukura nga martesa me fubollistin e njohur, Mesut Ozil. E kur jemi te imazhet, të premten mbrëma, Amine ka hedhur një imazh tjetër të bukur për ndjekësit e saj të shumtë në instagram.

 E veshur me fustan që shkëlqen, Amine e buzëqeshur ka pozuar duke e shikuar me dashuri bashkëshortin e saj. 

Amine Gulse më 07 qershor ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë. Ajo është martuar me futbollisti i njohur gjermano-turk, Mesut Ozil. Çifti është martuar në një ambient të bukur, në mesin e njerëzve të dashur, derisa dëshmitar të martesës kishin presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoganin.

Mesut dhe Amine janë fejuar në janar të këtij viti. Është bërë e ditur se ata kanë filluar lidhjen që nga viti 2016, ndërsa e kanë zyrtarizuar në dhjetor të vitit 2017. Amine është modele dhe ka qenë ish-miss Turqia (2014). Pas rolit të saj në serialin “Asla Vazgeçmem”, ajo është bërë e njohur për publikun e gjerë, brenda dhe jashtë kufijve të Turqisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat