“Dua ta jetoj jetën përgjithmonë kështu”, Emina Cunmulaj zgjedh fjalët më speciale për partnerin e saj në ditën e lindjes - Bota Sot
“Dua ta jetoj jetën përgjithmonë kështu”, Emina Cunmulaj zgjedh fjalët më speciale për partnerin e saj në ditën e lindjes

Mediale Vip

“Dua ta jetoj jetën përgjithmonë kështu”, Emina Cunmulaj zgjedh fjalët më speciale për partnerin e saj në ditën e lindjes

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 16:52
Emina Cunmulaj dhe Sam Nazarian

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj ka zgjedhur ta urojë bashkëshortin e saj, ditën e sotme me anë të një urimi special në llogarinë e saj në ‘Instagram’. “Dashuria ime, gëzuar ditëlindjen. Kjo ditëlindje duket kaq bukur tek ty. Sa me fat jam të kem dikë si ty me të cilin unë mund të qesh, të ndihem e sigurt kur qaj në shpatullat e tua, e mbrojtur në krahët e tua dhe e bekuar të kem dashurinë tënde. Dua ta jetoj jetën time përgjithmonë kështu”, ka shkruar Cunmulaj krah fotos ku shfaqet duke përqafuar partnerin e saj.

Menjëherë pas këtij momenti, kanë mbërritur edhe urime të tjera nga miqtë dhe të afërm të tjerë të Eminës. Kujtojmë se bukuroshja shqiptare ka publikuar herë pas here momente të ndryshme me partnerin dhe 2 vajzat e saj gjatë udhëtimeve të shumta që ata kanë bërë këtë verë, duke shijuar destinacione dhe pamje nga më të veçantat dhe luksozet.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...