Angelina Jolie bëhet imazh i markës së suksesshme të parfumeve, i magjeps të gjithë me pamjen e saj

Mediale Vip

Angelina Jolie bëhet imazh i markës së suksesshme të parfumeve, i magjeps të gjithë me pamjen e saj

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 15:20
Angelina Jolie

Angelina Jolie ka shfaqur gjithë hiret e saj aq shumë të admiruara nga femra dhe meshkuj në të gjithë botën, në reklamën e re të markës së parfumeve ‘Guerlain’. Ajo prezanton aromën më të re të linjës së njohur dhe që tani suksesi është i dukshëm.

Një nga detajet që ka rënë në sy janë tatuazhet e saj të cilët mbulojnë gjithë shpinën dhe e tregojnë shumë elegante.

Më shumë se sa një reklamë e zakonshme, video e prezantuar duket si një film i shkurtër ku protagoniste është Jolie.

Kompania franceze ka zgjedhur aktoren duke vënë në dukje fytyrën e saj dhe fizikun me një grim minimalist dhe veshje shumë të thjeshtë.

Sipas ‘Vogue’, Angelina ka një raport shumë personal me ‘Guerlain’ pasi marka i sjell kujtime personale me nënën e saj, jo më kot ajo ka vendosur që të gjitha fitimet nga kontrata me ta do shkojnë për bamirësi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat