Beyonce në pritje të ëmbël për herë të tretë? Ja detajet që vunë në dyshime fansat e këngëtares

Mediale Vip

Beyonce në pritje të ëmbël për herë të tretë? Ja detajet që vunë në dyshime fansat e këngëtares

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 13:54
Beyonce

Fansat e këngëtares së famshme, Beyonce, janë të bindur se ajo është në pritje të ëmbël për herë ë tretë.

Beyonce, e cila është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ka publikuar shumë fotografi nga pushimet në Hamptons me bashkëshortin Jay-Z , vajzën Blue Ivy, dhe binjakët Rumi dhe Sir.

Dyshimet se 37-vjeçarja është shtatzënë, lindën pas publikimit të disa fotove ku mbizotëronte ngjyra lejla. Në njërën prej tyre këngëtarja ka dalë me duart para barkut dhe dukej sikur donte të mbulonte diçka.

Si pasojë, fansat e Beyonce-s nisën ta shohin këtë postim me një sy tjetër, duke thënë se ajo po tregon lajmin e bukur të pritjes së ëmbël.

“A e shihni dhe ju barkun e rrumbullakosur. Dizajne si ky i fustanit e kamuflojnë barkun. Ajo duket shtatzënë”, shkruante një tjetër. Çfarë Beyonce? Fol qartë çfarë do të na thuash”, janë disa nga komentet e ndjekësve të saj të shumtë.

Nuk ngelet gjë tjetër veçse këngëtarja e famshme të reagojë rreth dyshimeve të fansave të saj, e të zbulojë si qëndron e vërteta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat