Robert De Niro e largon asistenten, shikonte filma në punë - Bota Sot
Robert De Niro e largon asistenten, shikonte filma në punë

Mediale Vip

Robert De Niro e largon asistenten, shikonte filma në punë

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 18:52
Robert De Niro

Drejtuesi i kompanisë “Canal Productions”,  Robert De Niro ka paditur ish-asistenten, duke kërkuar i dëmshpërblim 6 milionë dollarë, pasi kishte shikuar  shumë seriale në “Netflix”, në vend që të punonte si dhe kishte bërë shpenzime pafund në kurriz të agjencisë.

“Variety” shkruan se hapi ligjor u ndërmor edhe pas faktit së aktori i njohur i Hollivudit, i kishte propozuar gruas postin e zv/presidentit të kompanisë, me një pagë prej 300 mijë dollarëve në vit.

Në dokument citohet “se ajo nuk e mori për bazë besimin e kompanisë dhe i kalonte ditët duke parë seriale televizive”.

Siç dhe shkruhet në media, në janar gruaja pa 55 episode të “Friends” në katër ditë, duke porositur havjar për drekë dhe duke shkuar në lokale të shtrenjta. Dhe gjithçka me shpenzime të kompanisë.

Në dokument thuhet se në total gruaja shpenzoi mbi 30 mijë dollarë në ushqim, në dy vjet, dhe 32 mijë dollarë në taksi “Uber”, si dhe shpenzime të tjera në emër të De Niros.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...