Aktorja e njohur, Demi Lovato, është rikthyer sërish në fushën e aktrimit.
Këtë e bëri të ditur vet Lovato me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.
Në videon e publikuar nga Lovato është aktori dhe regjisori, Will Ferrel, i cili thotë se në filmin e tij të ri do të aktrojë edhe Demi Lovato, duke shtuar se ditëlindja e saj është sot.
Në këtë video Ferrel i uron ditëlindjen Lovatos, duke i ofruar një tortë që t’iu fryente çirinnjve.
Lovato do të aktrojë në komedin e Will Ferrel “Eurovision”.