Momenti kur nxjerrën trupa njerëzish nga koncerti i Soolking, detaje se si erdhi deri te tragjedia ku humbën jetën pesë fansa - Bota Sot
Momenti kur nxjerrën trupa njerëzish nga koncerti i Soolking, detaje se si erdhi deri te tragjedia ku humbën jetën pesë fansa

Mediale Vip

Momenti kur nxjerrën trupa njerëzish nga koncerti i Soolking, detaje se si erdhi deri te tragjedia ku humbën jetën pesë fansa

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 12:08
Dhurata Dora dhe Soolking

Soolking është një ndër reperët më të njohur të momentit në rrafshin ndërkombëtar. Algjeriani u bë i njohur edhe te publiku shqiptar edhe në saje të një bashkëpunimi me këngëtaren, Dhurata Dora.

Bashkëpunimi, por edhe një numër i madh i hiteve, rep-artisti ka bërë që të zgjojë interesim të madh të fansave, të cilët shkojnë ta përcjellin në koncerte anembanë globit.

Një të tillë e ka mbajtur në vendlindje, por shkaku i një rrëmuje të krijuar e kanë pësuar me jetë pesë njerëz, të cilët kanë ndërruar jetë disa prej tyre edhe në vendngjarje. Gjithashtu sipas mediave lokale, 20 persona kanë përfunduar në spital.

Raportohet se kapaciteti i stadiumit ishte prej 15 mijë vendeve, por organizatorët kanë shitur më tepër se që duhet bileta. Besohet se në stadium ishin 25 mijë persona, ku ata që ishin të vendosur në fushë mezi kishin hapësirë për të lëvizur. Gjendje u përkeqësua kur autoritetet kanë hapur dyert e stadiumit dhe si pasojë e kësaj, ka ardhur deri te incidenti fatal.

Koncerti ka vazhduar deri në fund pasi organizatorët nuk kishin njoftuar për incidente të mundshme.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para e transportimit të të lënduarve, por të disa prej tyre që mendohet se kanë vdekur në stadium

Autoritetet hetimore dhe policore të Algjerisë tanimë kanë nisur hetimet e para rreth shkakut të incidentit fatal dhe shumë shpejt do të dalin me rezultatet e para.

Ndryshe, dueti i tyre “Zemër” ka thyer të gjitha rekordet pasi numëron plot 246 milionë shikime në YouTube. 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...