Skandali/ Ja si VIP-at po përdorin foto ‘false’ për zjarret në Amazonë

Mediale Vip

Skandali/ Ja si VIP-at po përdorin foto ‘false’ për zjarret në Amazonë

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 12:45
Leonardo DiCaprio

Mijëra persona kanë shpërndarë nëpër rrjete sociale foto të pasakta të zjarreve në Amazonë.

Nasa ka publikuar foto që tregojnë se pyjet në fakt janë pushtuar nga zjarret, por njerëzit po postojnë në Twitter, Facebook dhe Instagram foto nga zjarret e mëparshme në Amazonë ose nga zjarre në vende të tjera të botës.

Ylli hollivudian Leonardo DiCaprio ka postuar në Instagram një foto që ka marrë 3 milionë pëlqime, por që është shkrepur gjatë zjarreve të vitit të kaluar.

Edhe ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo ka postuar një foto të vitit 2013.

Një nga pamjet më të shpërndara në rrjetet sociale, që ka marrë miliona pëlqime, është e vitit 1989 në fakt.

Sipas një analize të CNN, Jaden Smith dhe Logan Paul janë VIP-at përgjegjës që kanë shpërndarë për herë të parë foto të vjetra të Amazonës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat