Mozzik bëhet i ‘gjallë’, ky postim flet shumë pas zërave për ndarje

Mediale Vip

Mozzik bëhet i ‘gjallë’, ky postim flet shumë pas zërave për ndarje

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 09:53
Mozzik

Mozzik është bërë i gjallë pas zërave për ndarje nga Loredana Zefi.

Ditëve të fundit ka pasur raportime se reperi Mozzik dhe partnerja e tij Loredana Zefi janë ndarë.

Dyshimet u shtuan akoma ditën e djeshme kur Loredana po festonte pa të ditëlindjen e ai nuk e kishte uruar fare publikisht.

Pas gjithë këtyre Mozzik u bë i ‘gjallë’ me një postim në Instagram me të cilin i ka shtuar edhe më shumë dyshimet.

Ai sot në mëngjes ka vizituar malet e Sharrit, e derisa Loredana aktualisht ndodhet larg tij, dyshja të paktën fizikisht janë ndarë. Se çfarë do të ndodhë ditëve në vazhdim mbetet të shihet.

“Sot para lindjes së diellit në mëngjes vizitova Malet e Sharrit. Nëna natyrë të dua  Iu uroj ditë të mbarë ! #Luboten“, shkruan në postimin e fundit Mozzik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat