Akuzoi Neymarin, tani përballet vetë me ligjin - Bota Sot
Akuzoi Neymarin, tani përballet vetë me ligjin

Mediale Vip

Akuzoi Neymarin, tani përballet vetë me ligjin

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 18:28
Najila Trindade, Neymar

Policia braziliane ka ngritur padi kundër një modeleje e cila kishte akuzuar yllin e futbollit, Neymar, se e kishte përdhunuar në një hotel në Paris. Modelja tani akuzohet për shantazh.

Najila Trindade dhe ish bashkëshorti i saj, Estivens Alves, janë akuzuar se kanë mashtruar gjykatën me qëllim për të zhvatur sulmuesin e Brazilit.

Neymar i kishte kundërshtuar të gjitha akuzat duke këmbëngulur se marrëdhënia e tyre kishte qenë me pëlqimin e të dyve. Ai postoi një video ku tergonte bisedat e tij në Ëhatsapp me vajzën, të cilës i kishte paguar udhëtimin për në Francë dhe kishin kryer marrëdhënie para se ajo të kthehej në Brazil.

Vajza, nga ana e saj, nxori një video ku ajo dhe Naymar dukeshin duke u grindur me Neymarin. Çështja u bë aq e madhe sa Brazili luajti në Kupën e Amerikës pa sulmuesin e tyre, i cili është gjithashtu një nga lojtarët më të kushtueshëm në botë.

Policia e mbylli çështjen për mungesë provash.  Neymar, një nga lojtarët më të shtrenjtë në botë, u çlirua nga të gjitha akuzat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...