Mos vallë Miley Cyrus kthehu një skenë nga Hannah Montana në klipin e fundit? - Bota Sot
Mos vallë Miley Cyrus kthehu një skenë nga Hannah Montana në klipin e fundit?

Mediale Vip

Mos vallë Miley Cyrus kthehu një skenë nga Hannah Montana në klipin e fundit?

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 10:12
Miley Cyrus

Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus sapo ka publikuar projektin e saj më të fundit muzikor në bashkëpunim me Lana Del Rey dhe Ariana Grande, të titulluar ‘Don’t call me angel’. 26-vjeçarja ka zgjedhur që xhirimet e klipit t’i zhvillojë brenda një ringu, skenë kjo që i ka kthyer pas në kohë ndjekësit e artistes.

Ata kanë reaguar menjëherë duke lënë një sërë komentesh në llogarinë e Miley-t duke theksuar se këtë xhirim ajo e ka realizuar më parë në rolin e Hannah Montana me këngën ‘I got nerve’.

Megjithatë ata konstatuan se Cyrus nuk është më vajza e vogël që kanë parë dikur dhe se tani ajo e di fare mirë çfarë të kërkojë nga një mashkull. Ndonëse komentet kanë qenë nga më të ndryshmet, këngëtarja ka zgjedhur të mos reagojë në asnjë lloj forme, por t’i lërë fansat të shijojnë muzikën e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...