Jennifer Aniston ka një arsye përse hapi llogari në Instagram, dhe nuk është aq e thjeshtë sa duket! - Bota Sot
Jennifer Aniston ka një arsye përse hapi llogari në Instagram, dhe nuk është aq e thjeshtë sa duket!

Mediale Vip

Jennifer Aniston ka një arsye përse hapi llogari në Instagram, dhe nuk është aq e thjeshtë sa duket!

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 22:10
Jennifer Aniston

Jennifer Aniston thotë se iu bashkua Instagramit që të kishte më shumë kontroll mbi imazhin e saj publik, si dhe për të promovuar serialin e saj të ri The Morning Show. Bashkimi I aktores me platformën e mediave sociale bëri që faqja e kësaj të fundit të rrëzohej muajin e kaluar.

Ajo bëri debutimin e saj në Instagram duke ndarë një fotografi me kolegët e serialit të famshëm Friends së bashku me titullin, “Dhe tani jemi MIQ edhe në Instagram. C`kemi INSTAGRAM”!

Në një intervistë për Guardian, Aniston tha se kishte filluar ta shihte Instagramin si një mënyrë për t’i treguar botës se çfarë dëshiron vërtet, në vend të historive që I jepen nga shtypi rozë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

And now we’re Instagram FRIENDS too. HI INSTAGRAM 👋🏻

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston) on

“Mendova, pse do ta bëja këtë? Njerëzit janë tashmë gjatë gjithë kohës në sirtarët e mi të të brendshmeve. Ndryshimi është që unë tani mund te vendos vetë se cilën palë t`i tregoj“!!!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat