Elinel njofton se nesër publikohet kënga e re.
Elinel muajt e fundit ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore, ku kryesisht prekë tema nacionale me tekstet e tij.
Reperi bën të ditur me anë të një postimi të bërë në Instagram se nesër nga ora 17:00 do lansohet dueti i radhës, por ka lënë enigmë artistin me të cilin do bashkëpunojë.
Kënga titullohet ‘Bijt e shqipes’ dhe mendohet se është punuar edhe me videoklip.