Sigurisht, që në këto ditë të vështira për kombin shqiptar, pasojat e tërmetit që goditi vendin plot tetë ditë më parë, ndoshta vijojnë të ndihen ende për shumëkënd! Sepse jo vetëm humbjet në jetë njerëzish dhe dëmet e shumta materiale, por edhe vetëm ajo ideja e frikës se mos ndoshta historia përsëritet i mban njerëzit të "strukur" në një aureolë frike të vazhdueshme.
Dhe në morinë e këtyre zhvillimeve të ditëve të fundit, janë edhe fëmijët, ajo kategoria më e brishtë, që i përjeton në mënyrën e vetë këto ditë të trishta dhe të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Me sa duket Arbana Osmani, moderatorja e njohur e Top Channel e ka gjetur terapinë më të thjeshtë, njëherësh edhe më efikase për birin e saj, Jonin! Teksa ditë më parë kanë zbukuruar shtëpinë duke sjellë atmosferën festive me dekore dhe zbukurime, Arbana në pasionin e saj për kuzhinën dhe gatimin ka vendosur që të përfshijë edhe djalin, i cili ka përgatitur mbrëmë me duart e vogla disa biskota që duken shumë të shijshme në pamjen e parë.
Përmes disa postimeve në Instastory, Arbana ka ndarë me ndjekësit e saj virtual gjendjen në shtëpinë e saj, e bashkë me të edhe terapinë interesante që ka zgjedhur për të birin, në mënyrë që të mundet t'a largojë sa më shumë nga ai vëmendjen tek tërmeti, frika dhe pasojat e tij!
E në këto ditë, kjo mund të jetë një terapi shumë efikase edhe për ju të gjithë! Pse të mos e provojmë edhe ne me fëmijët tanë? Duket interesante dhe produktive, mbi të gjitha!