Morena Taraku ka udhëtuar dje nga Turqia për në Shqipëri.
Bashkë më reperin Stresi kanë vizituar shumë familje të prekur nga tërmeti, madje Morena ka kaluar shumë kohë me fëmijët, duke i argëtuar.
Por përpos gjërave ushqimore, veshmbathjeve e gjërave që dërgoi ajo tek shumë familje, nuk munguan edhe tendat.
Por së fundi Morena bëri të ditur se ka vendosur që një familjes t’i ndërtojë shtëpinë.
Ajo ka thënë se syve të një kryefamiljari ka parë një zemër që me vete thoshte “përse familja ime flenë jashtë e s’kam si ti ndihmoj”.
Siç duket Morena përpos ndihmës që dha nga larg, këtë herë po merret vetë me të prekurit nga tërmeti duke u ndihmuar nga afër.