Morena Taraku: Lutuni për Shqipërinë

Mediale Vip

Morena Taraku: Lutuni për Shqipërinë

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 16:59
Morena Taraku

Morena e ka përfunduar vizitën në Shqipëri ndërkohë që kërkon që të lutemi për ta.

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, së fundmi ka qenë në Shqipëri për të ju ndihmuar të prekurve nga tërmeti i 26-të Nëntorit.

Sot ajo ka njoftuar se me zemër të copëtuar është larguar nga atje.

““Faleminderit Shqiperi per kto dite te veshtira por edhe te mbushua me plot dashuri te sinqert… Une po kthehem ne shtepi, por nuk do thot qe po ndalem te qenurit me juve… @shpi.per.shpi jemi ne cdo shpi, dhe brenda 24h vim aty ku ju keni nevoj. Une skam fjet prej asaj dite qe kam ardh, sepse jam shume e stresuar dhe e merzitur, ajo cka kam pare dhe degjuar keto dite qofshin te fundit… Me eshte bere zemra copa-copa disa here keto dite me rreshte por vetem 1 lutje kam te besojme ne te miren edhe pse jetojme ne kete mjerim…Ju don Morena, dhe shifemi shpejt”, ka shkruar ajo në një postim e cila më pas e ka publikuar edhe një Instastory ku ka kërkuar që të lutemi për Shqipërinë.

“Lutuni për Shqipërinë”, ka shkruar ajo pranë postimit.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat