Gjyshja e fiksuar pas Mourinhos – në trupin e saj i ka 38 tatuazhe dedikuar portugezit - Bota Sot
Gjyshja e fiksuar pas Mourinhos – në trupin e saj i ka 38 tatuazhe dedikuar portugezit

Mediale Vip

Gjyshja e fiksuar pas Mourinhos – në trupin e saj i ka 38 tatuazhe dedikuar portugezit

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 17:58
Viv Bodycote

Viv Bodycote nga Hinckley i Anglisë është aq e fiksuar pas Jose Mourinhos, saqë në trupin e saj i ka bërë plot 38 tatuazhe dedikuar trajnerit portugez.

Gjyshja 62 vjeçare në tri vitet e fundit ka shpenzuar disa mijëra funte në mënyrë që ta vizatonte trupin e saj me motive të strategut që aktualisht e drejton Tottenham Hotspurin.

Përkundër gjithë këtyre tatuazheve, ajo ka thënë se ky nuk është fundi, porse do të vazhdojë të bëjë tatuazhe të tjera.

“Gjatë viteve kam shpenzuar disa mijëra funte në tatuazhe, por gjithçka është shpaguar, sepse e dua”.

“Dhe jam e gatshme që të shpenzoj akoma më shumë. Në fakt, tashmë po mendoj për tatuazhe të reja. Jose është i mirë, i mençur dhe e dua për gjithçka që ka arritur si trajner. Absolutisht, e admiroj”, është shprehur Viv.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat